Elneny lëndohet, lojtarët e Egjiptit i dalin në ndihmë

  • 23 April 2018 - 20:20
Elneny lëndohet, lojtarët e Egjiptit i dalin në ndihmë

25 vjeçari u detyrua të dal nga ndeshja e Topxhinjtëve kundër Çekanëve të dielën pasi u lëndua

Mohamed Salah, Ahmed Hegazi, Ahmed Elmohamady, Amr Gamal dhe ish lojtari i Kombëtares se Egjiptit Ahmed Mido i kanë dërguar mbështetje mesfushorit të lënduar të Arsenalit Mohamed Elneny.

Elneny u lëndua gjatë një shtrirje të këmbës në gju në një përplasje me kapitenin e Ëest Ham United, Mark Noble, në fitoren e Arsenalit prej 4-1 në Emirates.

Pas ndeshjes Arsene Wenger tha se nuk e di sa do të mungojë egjiptiani pasi që duhet bërë skanimi me rreze X i këmbës por tha se ai mund të mos jetë gati për gjysmëfinale në Europa League në Atletico Madrid.

“Është një problem në gju që duket se është i rëndë”, tha Wenger për faqen zyrtare të klubit të Arsenalit.

“Ne duhet ë presim deri të dalin rezultatet e fotografimit për të ditur më shumë për të. Por, të enjten ndoshta do të jetë shumë shpejt që ai të luaj”.

Për lëndimin e tij, shoku i tij i skuadrës Shkodran Mustafi dhe shokët e kombëtares se Egjiptit kanë dhënë mesazhe për Elnenyn që ai të shërohet sa më shpejt. 

(Kosova Sot)