Valverde mund të largohet nga Barcelona

  • 23 April 2018 - 20:22
Valverde mund të largohet nga Barcelona

Ernesto Valverde nuk e ka të ardhmen e sigurt të Barcelona, pavarësisht se mund ta përfundojë sezonin me dy trofe të fituar, La Ligan dhe Copa Del Reyn

Sipas mediave spanjolle dhe atyre katalunase, Valverde ishte paraparë të shkarkohet nëse Barça do të ishte mposhtur nga Sevilla.

Por, fitorja 5-0 e Valverdes bëri që trajneri ta vazhdojë edhe me tutje nën drejtimin e Blaugranëve, por AS raporton se megjithatë Valverde nuk po ndihet i sigurt për shkak se bordi i Barcelonës kanë ftohur marrëdhëniet me të.

Megjithatë, mësohet se Valverde e ka mbështetjen e lojtarëve kryesorë të Barcelonës, e të cilën mbështetje ata ja kishin dhënë atij edhe pas ndeshjes kundër Romës. Por, kjo humbje nuk është gëlltitur si duhet nga bordi dhe kështu që ai mund të shkarkohet në fund të sezonit.

Madje, sipas kësaj medie, thuhet se Valverde i ka thënë miqve të tij të afërm se edhe nëse e fiton titullin ai prapë nuk do të mund ti shpetojë shkarkimit gjatë kësaj vere. 

(Kosova Sot)