Di Francesco pret atmosferë magjike për ndeshjen Liverpool Roma

  • 23 April 2018 - 22:39
Di Francesco pret atmosferë magjike për ndeshjen Liverpool Roma

“Le të luajmë futboll, të qëndrojmë bashkë dhe mos të bimë në kurthën e tyre. Anfiel? Stadium i mrekullueshëm me atmosferë magjik”.

Kështu ka thënë trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco.

Trajneri romak gjatë konferencës është cilësuar si një vizionar europian, ka përdorur ironinë gjatë përgjigjëve dhe ka qartësuar disa gjëra për Romën. Madje ai ka folur edhe për dietën e lojtarëve të tij gjatë kësaj konference.

“Përballemi me një kundërshtar shumë agresivë. Ata kanë kualitete të mëdha, është një skuadër që ka të gjitha aftësitë për të shënuar sidomos në vertikalizime. Ne kemi ardhur këtu të luajm futboll, ta imponojmë lojën tonë, ti shohim dobësitë e tyre dhe mos të biem në grackën e tyre. Diferencat do të ndodhin në dy ndeshjet për 180 minuta. Ne kemi koncept të lojës sonë dhe mentalisht jemi të fuqishëm. Shpresojë që këtë mentalitet ta sjell nesër në fushë”, ka thënë ai.

Për të, Momo Salah është kundërshtari më i vështirë për ta ndalur. “Por ne nuk mund të mendojmë për një lojtarë, Liverpool nuk e ka vetem Salah por edhe tre lojtarë të tjerë sulmues dhe kjo nuk është gjë e vogël”.

Krejt në fund ai pret që nesër të përjetojë një natë magjike në Anfieldin legjendar.

(Kosova Sot)