Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë ndaj Athletico Bilbaos
Levante është duke fituar në udhëtim ndaj Athletico Bibaos me rezultat 2-1.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, është kthyer të luajë titullar në Levante dhe ka shkëlqyer.
Ai ka shënuar dy herë ndaj Athletic Bilbaos, madje të dyja nga gjuajtja e lirë.
Fillimisht shënoi në minutën e 42-të, ndërsa pas dy minutash shënoi përsëri.
Për Levante ai luajti deri në minutën e 71-të ku u zëvendësua.
Armando Sadiku ishte në bankë dhe nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje.
(Kosova Sot)