Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi

  • 23 April 2018 - 23:05
Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi

Legjenda e Real Madridit dhe Interit, Luis Figo ka thënë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i aftë të transferohet dhe të luajë tek gjigantët spanjollë.

Icardi ka shënuar më shumë se 30 gola këtë sezon në të gjitha garat për Nerazzurrët.

Forma e tij e lartë dhe golat nga të gjitha pozitat kanë bërë që Icardi të bëhet njëri nga sulmuesit kryesorë në botë.

Këto paraqitje kanë bërë që kapiteni i Interit të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, ku Reali thuhet të jenë më të interesuarit.

Argjentinasi ishte gati të bashkohej me Realin në muajin janar, por thuhet se trajneri Zinedine Zidane ka bllokuar marrëveshjen mes kërkesave që dëshironte të mbronte Karim Benzeman.

Megjithatë, ish-mesfushori portugez i Mbretërve, Figo, nuk do të habitej nëse Reali përpiqet përsëri ta transferojë këtë verë.

“A është i gatshëm të luajë për Real Madridin? Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten me çdo situatë, ata kanë cilësi për të luajtur në çdo ekip”.

“Më shumë se vullneti i lojtarit, do të varet nga situata financiare e Interit”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë. 

(Kosova Sot)