Berisha: Goli me gërshërë më i miri që e kam shënuar ndonjëherë

  • 24 April 2018 - 11:28
Berisha: Goli me gërshërë më i miri që e kam shënuar ndonjëherë

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka insistuar se goli me gërshërë ndaj Adelaide United, i cili ia siguroi Melbourne Victorys kalimin në gjysmëfinale të A-League në fundjavë, ishte më i miri në karrierën e tij.

Berisha realizoi gol spektakolar me gërshërë në minutën e 89-të, duke ia siguruar fitoren Melbournet 2:1.

“Personalisht mendoj se ky ishte goli më i mirë që e kam shënuar ndonjëherë. Po ashtu është goli im i parë që kam shënuar në këtë mënyrë”, është shprehur Berisha. 

“Është një gol që nuk e shënon shpesh në karrierë, ndoshta kurrë”.

(Kosova Sot)