Materazzi: Juve nuk duhet të fitojë në San Siro

  • 24 April 2018 - 12:33
Materazzi: Juve nuk duhet të fitojë në San Siro

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, insiston se Juventusi nuk duhet të fitojë në Derbin e Italisë që do të luhet në vikend.

Ish-mbrojtësi italian shpreson në një fitore të skuadrës së Luciano Spallettit pasi kështu shpresa për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve do vazhdonte.

Por, një humbje e mundshme e Juves do të thoshte dhe mundësi e madhe për të humbur garën për titull dhe natyrisht që kjo gëzon edhe Interin.

“Interi nuk duhet të lëshojë rastin të bënë një hap të rëndësishëm para dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve”.

“Dhe me këtë rast të komplikojë sezonin për një rival historik si Juventusti”.

“Nëse ata nuk fitojë në Milano rrezikojnë të parakalohen (nga Napoli) dhe kënaqësia për interesitat do të ishte e dyfishtë”.

“San Siro është shtëpia jonë dhe Juventusti nuk duhet të fitojë në shtëpinë tonë”.

“Nëse ne nuk mundim Bianconerët do të kemi vështirë të vazhdojmë rrugëtimin për top katërshe”, ka thënë Materazzi për Corriere dello Sport. 

(Kosova Sot)