Manchester City e mohon se mbrojtësi 55-milionësh është lënë i lirë

  • 24 April 2018 - 15:42
Manchester City e mohon se mbrojtësi 55-milionësh është lënë i lirë

Manchester City i ka hedhur poshtë raportimet e mediave se mbrojtësi anglez, të cilin e kishte blerë për 55 milionë euro para dy viteve, është i lirë të largohet në verë.

Kampioni i Premierligës ka insistuar se raportimet në mediat nuk janë të vërteta dhe se John Stones nuk do të lëvizë nga klubi.

Qendërmbrojtësi anglez nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Cityn këtë vit si pasojë e një lëndimi të rëndë.

Kjo ka bërë që të spekulohet se ai nuk është më pjesë e planeve afatgjate të Pep Guardiolas.

Por, drejtues të Cityt kanë thënë për Sky Sports se Stones nuk lëviz vendi dhe se do të jetë pjesë e skuadrës për ta mbrojtur titullin në Premierligë sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot)