“Ronaldo? Bayerni e ka Lewandowskin”

  • 24 April 2018 - 15:53
“Ronaldo? Bayerni e ka Lewandowskin”

Cristiano Ronaldo mund të jetë problematik për Bayern Munichun, por Jupp Heynckes ka besim në sulmuesin e vet shumë prolifik.

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, e ka kthyer presionin mbi Real Madridin duke paralajmëruar se Robert Lewandowski është po aq i rrezikshëm sa Cristiano Ronaldo, 

Bayern Munich dhe Real Madridi do të ndeshen të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet veti në Ligën e Kampionëve.

Heynckes e ka pranuar sot në një konferencë për media se do të jetë e vështirë ta ndalin Ronaldon – i cili i ka shënuar 15 gola në këtë garë deri tani këtë vit – ai kujtoi se edhe skuadra e Zinedine Zidane do të përballet me të njëjtin rrezik.

“E respektoj Cristiano Ronaldon. Ka një karrierë super të mirë. Por për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet të luash mirë se skuadër”, tha Heynckes.

“Në Lewandowskin, ne e kemi një sulmues i cili i ka shënuar 39 gola deri tani këtë sezon. Prandaj mund të pyesni: Si ta ndalesh Lewandowskin?” shtoi ai

 

(Kosova Sot)