Çka pas Arsenalit për Arsene Wenger

  • 24 April 2018 - 17:48
Çka pas Arsenalit për Arsene Wenger

Portali goal ka bërë llogaritjet se cila do të jetë puna e Arsene Wenger pas përfundimit të epokës dy dekadëshe të tij në Arsenal

Koha e Arsene Wenger në Arsenal përfundoi pas dy dekadash me francezin që vendosi ti jep fund karrierës në Emirates kur të përfundon sezoni.

10 trofe kryesorë në 22 vite, një premier ligë të fituar pa u mposhtur dhe një trashëgimi që kurrë nuk do të harrohet në Arsenal janë arritja më e madhe e francezit që ka bërë në futbollin anglez. Menjëherë pas largimit të tij shumë skuadra dhe Kombëtare janë të interesuar për francezin.

Goal ka kuptuar me burimet e veta se Wenger pavarësisht moshës do të vazhdojë të bëj karrierë dhe se një numër i madh i skuadrave dhe Kombëtarëve janë të interesuar për të.

Pasionin për të qenë një trajner i madh Wenger e filloi qysh në fillim të karrierës së tij kur ishte asistent menaxher i Cannes, Jean Marc Guillou më 1983. Wengeri i ri fitonte në atë kohë rreth 300 funte në javë, kurse klubi mbulonte edhe shpenzimet e tij të jetesës dhe thuhej se kalonte orë të tëra duke shikuar dhe analizuar dobësitë e skuadrave kundërshtare dhe qysh në atë kohë ai hartojë edhe teknika të veçanta fitnesi të cilt u konsideruan revulucionare dhe përmirësonte performancën e lojtarëve të tij.

Por, të kthehemi në temë, se ku do të përfundojë Wenger pas karrierës së tij në Angli.

Japonia është thënë se mund të jetë një destinacion i ardhshëm i Wengerit këtë verë për shkak edhe të përvojës së mirë që pati Arsene në këtë vend si menaxher i Nagoya Grampus Eight në mes të viteve 1990’ta. Wenger gjithmonë ka pasur respekt për kulturën japoneze dhe thotë se atje ka zbuluar pasionin për lojën.

Një tjetër opsion realist është se ai mund të emërohet menaxher gjeneral apo drejtor sportiv në Paris Saint – Germain, me të cilin klub Wenger ka marrëdhënie shumë të mirë. Marrëdhëniet e Wenger dhe Nasser Al – Khelaifi janë shumë të mira dhe kanë filluar që nga momenti kur Al – Khelaifi kishte blerë kanalin sportiv beIN Sports.

Kina po ashtu është një vend që ka provuar gjithmonë ta fut në gjirin e vet Wengerin, me raportet e ndryshme që thonë se ai e kishte refuzuar një pagë prej 30 milionë funte për t’u bërë menaxheri më pagën me të lartë në histori të futbollit.

Por, në këtë fazë largimi për në Lindjen e Largët nuk është një opsion, por një opsion interesant është se gjiganti gjerman Borussia Dortmund, mund ti kërkojë shërbimet e Wenger.

Real Madrid është një admirues i madh i Wengerit dhe është përpiqur disa herë ta transferoi në Arsenal. Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon kishte thënë më parë se ai disa herë është përpjekur që ta bind Wengerin të merr drejtimin e Los Blancos.

Image