Batshuayi e do transferimin në Dortmund

  • 24 April 2018 - 18:35
Batshuayi e do transferimin në Dortmund

Sulmuesi i Chelsea, Michy Batshuayi është i interesuar për të kaluar në Borussia Dortmund si transfer i plotë

Sipas burimeve të Goal.com, skuadra e Bundesligës mund të siguroi shërbimet e sulmuesit nëse ofron para për ta blerë atë, edhe pse në janar ishte refuzuar blerja e tij.

Por, tani Dortmund pritet që ta rrisë ofertën për sulmuesin pasi që ai ka shënuar 9 gola në 14 paraqitje për skuadrën gjermane dhe se vet sulmuesi e dëshiron kalimin në Dortmund.

Pra, marrëveshja është e mundshme që të ndodh.

Por, Chelsea nuk do të ngutet për shitjen e sulmuesit pasi që do të pret përfundimin e Botërorit dhe të kërkojë rreth 50 milionë funte për sulmuesin, një shumë që ata synojnë ta lënë për lojtarin pas paraqitjeve të tij në këtë Botëror.

 

(Kosova Sot)