Man Utd në “gjah” të Danny Rose

  • 24 April 2018 - 18:37
Man Utd në “gjah” të Danny Rose

Mbrojtësi i majtë i Tottenham, Danny Rose mbetet njëri prej targetëve kryesorë të Manchester United për këtë verë

E përditshmja angleze Evening Standard raporton se skuadra e Jose Mourinhos është duke e kërkuar Rose përsëri, pavarësisht se mbrojtësi është i lënduar seriozisht në gju dhe nuk pritet që të kthehet për momentin.

Si shtesë, thuhet se portugezi është në gjendje që të dëgjojë ofertat për italianin Matteo Darmian apo Luke Shaë, të cilët dëshiron ti largojë dhe të sjell fytyra të reja në mbrojtjen e skuadrës së tij.

Spurs, në të njëjtën kohë, thuhet se e kanë bërë target yllin e Fulhamit Ryan Sessegnon që thuhet se kryeson listën e tyre për transfere këtë verë.

 

(Kosova Sot)