E pabesueshme, por City dhe Arsenal janë në “luftë” për Iniestan

  • 24 April 2018 - 18:41
E pabesueshme, por City dhe Arsenal janë në “luftë” për Iniestan

Arsenali dhe Manchester City kanë filluar një “luftë” të fshehtë për ta bindur Andres Iniestan që të kalojë në Premier Ligë para se të kalojë në klubet kineze

Sipas së përditshmes spanjolle AS, Iniesta pritet të largohet nga Barcelona këtë verë ku në supe ka fituar 31 trofe.

Pep Guardiola e dëshiron atë në City për shkak se ka punuar shumë bashkë me të në Camp Nou.

Por, 33 vjeçari mund të shkojë tek Gunners në Arsenal nëse trajner i tyre emërohet ish trajneri i tij në Barcelonë Luis Enrique, me të cilin Iniesta ka shoqëri.

Për Iniestan pritet të këtë interesim dhe garë të madhe gjatë verës pasi që me të dëshirojnë që të nënshkruajnë edhe gjigantet e Ligue 1, PSG.

 

(Kosova Sot)