De Rossi e pranon: shumë vështirë kundër Liverpoolit

  • 24 April 2018 - 23:59
De Rossi e pranon: shumë vështirë kundër Liverpoolit

Daniele De Rossi beson që Liverpool e ka shkatërruar Romën taktikisht sidomos me topa të gjatë.

“Ata e morën tërësisht në dorë mesfushën”, ka thënë italiani.

Reds arritën të shënojnë 5 gola deri në minutën e 75’të në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, ku dy herë shënoi Mohamed Salah, dy herë Firmino dhe një herë Mane derisa për italianët shënoi Edin Dzeko dhe Diego Perotti.

“Ne e dimë që Salah është një lojtarë dhe person i madh. Jam i lumtur për të, edhe nëse kjo na kushton me eliminim. Ai ka përparuar aq shumë saqë është decisivë në ndeshje”, ka thënë De Rossi për Mediaset Premium.

“Ne duhet të bëjmë atë që e bëmë në çerekfinale, që na thotë se është e mundshme. Është detyrë e jona të besojmë dhe provojmë, sidomos për ne që e duam qytetin e Romës. Dallimi i vetëm që e pashë në këtë ndeshje është se me Barcelonën ishim të pafat dhe kishte shumë incidente në ndeshjen e parë. Këtu filluam fuqishëm por më vonë vuajtëm nga sulmi i tyre. Ne duhet të mësojmë shumë për ndeshjen e dytë”, ka thënë kapiteni i Giallorosëve.

Megjithatë, De Rossi e ka pranuar se Liverpool ishte i fortë por ai ende beson se do të arrin ta kthejnë rezultatin në Romë duke shënuar tre gola sikurse ata kishin bërë kundër Barcelonës në çerekfinale. 

(Kosova Sot)