Real Madridi i përgatit 200 milionë euro për yllin e PSG-së

  • 25 April 2018 - 11:32
Real Madridi i përgatit 200 milionë euro për yllin e PSG-së

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen, sipas Don Balon.

Madridi shpresoi ta transferonte Mbappen verën e kaluar, por u mposht nga konkurrenca e PSG-së, lideri i Ligë 1 që e huazoi atë nga Monaco me obligim për ta blerë për 180 milionë euro.

Tani, presidenti i gjigantit spanjoll Florentino Perez shpreson ta bindë PSG-në ta shesë adoleshentin francez duke i premtuar se nuk do ta kërkojë më Neymarin.

(Kosova Sot)