Barcelona e gjen zëvendësuesin e Piques

  • 25 April 2018 - 11:35
Barcelona e gjen zëvendësuesin e Piques

Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, është duke u konsideruar nga Barcelona si zëvendësues i mundshëm afatgjatë i Gerard Piques, ka mësuar Goal.com.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën do t’i mbushë 32 vjet në shkurt të 2019-s dhe Barça beson se mbrojtësi i Chelseat është në gjendje që një ditë ta mbushë boshllëkun që Pique do ta lërë në zemër të mbrojtës në “Camp Nou”.

Alonso ka përvojë si qendërmbrojtës nga koha kur luante në Serie A për Fiorentinën, por asnjëherë nuk është përdorur si i tillë nga Antonio Conte në që prej transferimit në Chelsea në gusht të vitit 2016 për 26 milionë euro.

Alonso ka mahnitur në Angli në rolin e mbrojtësit të majtë, dhe e ka zënë një vend në ekipin e vitit në Premierligën për sezonin 2017-18.

(Kosova Sot)