Trajneri i Suedisë, Andersson: Ibrahimovic nuk përfshihet në planet e mia për botëror

  • 25 April 2018 - 16:17
Trajneri i Suedisë, Andersson: Ibrahimovic nuk përfshihet në planet e mia për botëror

Përfundimisht një yll botëror nuk do të jetë në kampionatin kryesor për kombëtaret që do të zhvillohet në Rusi.

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk është përfshirë në planet e tija për Kupën e Botës.

Ibrahimovic ka pohuar se do të ndalte pensionimin për të përfaqësuar kombëtaren suedeze në botërorin Rusia 2018.

Por, trajneri e ka bërë të qartë se nuk ka kthim pas për ish-futbollistin e Juventusit, Milanit dhe Interit.

“Ai hoqi dorë nga ekipi kombëtar pas kampionatit evropian, një vendim që unë respektoj”, tha trajneri për Kicker.

“Nëse vendos të largohet nga skuadra, nuk mendoj se duhet të kthehet. Sidoqoftë, ai nuk më thirri, por nuk është i përfshirë në planet e mia për Kupën e Botës”, konfirmoi suedezi.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili u transferua gjatë muajit të kaluar në LA Galaxy, ka reaguar në mënyra që vetëm ai i di. 

 

(Kosova Sot)