Lacazette, Moses – lojtarët e javës në FIFA 18

  • 25 April 2018 - 17:59
Lacazette, Moses – lojtarët e javës në FIFA 18

Derisa yjet e Arsenal dhe Chelsea kanë zënë vend në skuadër, aty është edhe heroi i golit për Napolin, mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe ish ylli i topxhinjvë, Lukas Podolski

Forma e fundit e mirë e Alexandre Lacazette ka bërë që ai të jetë në ekipin e javës në FIFA 18 Ultimate Team of the Week.

Asi i Arsenalit luajti rolin kryesor në fitoren 4-1 kundër West Ham, derisa “topxhinjtë” janë duke u përgatitur për ndeshjen e mesjavës, gjysmëfinalen në Europa Ligë, kundër Atletico Madrid.

Ylli i Chelsea po ashtu ka treguar klasin e tij me një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Southamptonit.

Në Itali, Kalidou Koulibaly shënoi një gol tepër të rëndësishëm për Napolin për të hapur garën për titull në Seria A dhe atë e bëri në minutën e fundit.

Serbi Sergej Milinkovic – Savid po ashtu është në këtë përbërje, derisa 11’ën e parë e plotësojnë Lukas Podolski, Marco Reus dhe ish ylli i Neëcastale, anësori Florian Thauvin.

Formacioni javës:

'Image

Portier – Areola – PSG – 79>82

Mbrojtës – Koulibaly – Napoli – 84>87

Mbojtës – Mandi – Betis – 78>82

Alo i djathtë – Moses – Chelsea – 79>84

Mesfushorë  – Milinkovic-Savic – Napoli – 83>88

Mesfushorë i djathtë – Thauvin – Marseille – 83>87

Mesfushorë ofansivë – Reus – Dortmund – 86>87

Mesfushorë ofansivë – Podolski – Vissel Kobe – 80>83

Sulmues – Lacazette – Arsenal – 85>86

Sulmues – Uth – Hoffenheim – 80>85

Sulmues – Gerard Moreno – Espanyol – 80>83

 

(Kosova Sot)