Nëse Lewandowski do të dëshironte të largohej nga Bayerni, do të largohej

  • 25 April 2018 - 18:03
Nëse Lewandowski do të dëshironte të largohej nga Bayerni, do të largohej

Sulmuesi polak është një target i kamotshëm për klubin spanjoll, por gjigantet gjerman dëshirojnë ta mbajnë atë

Bayern Munich do të ishte i pafuqi për të ndaluar bashkimin e Robert Lewandowskit me Real Madridin, nëse sulmuesi do ta dëshironte largimin.

Kështu ka thënë ish presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon.

“Nuk ka dyshim që Real e dëshiron atë. Të gjithë e dëshirojnë Lewandowskin në skuadrën e tyre”, tha Calderon për Bild.

“Nëse Robert do të dëshironte të ikte, Bayern nuk do të kishte shansë ta ndalonte. Sipas mendimit tim askush nuk mund ta mbaj dikë pa dëshirë në skuadër. 

(Kosova Sot)