“Nëse Iniesta do të quhej Andresinho, do t'i kishte fituar dy Topa të Artë”

  • 26 April 2018 - 10:03
“Nëse Iniesta do të quhej Andresinho, do t'i kishte fituar dy Topa të Artë”

Ramos beson se Iniestas i është bërë padrejtësi. Sipas mbrojtësit spanjoll, 33 vjeçari e ka merituar Topin e Artë pas karrierës fantastike që ka pasur me fanellën e Barcelonës e po ashtu me atë të Kombëtares së Spanjës.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, do të kishte fituar dy Topa të Artë nëse do ta kishte emrin, Andresinho, sipas kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Iniesta disa herë ka qenë kandidatë serioz për Topin e Artë, veçuar vitet 2010 dhe 2012, por asnjëherë nuk ia ka arrit qëllimit – pasi në këto vite gjithmonë ka triumfuar Lionel Messi, para se të dominojë Cristiano Ronaldo, që tani dytë kanë nga pesë çmime.

“Nëse Andres do ta ishte quajtur, Andresinho, ai do t’i kishte fituar dy Topa të Artë”, tha Ramos pas fitores 2-1 të Real Madridit kundër Bayern Munich.

(Kosova Sot)