Anglezët në alarm – Reds të kenë kujdes nga huliganët e Romës

  • 26 April 2018 - 17:54
Anglezët në alarm – Reds të kenë kujdes nga huliganët e Romës

Tifozët e klubit të Liverpoolit janë në rrezik për jetë në Romë

Këtë gjë sot e kanë potencuar edhe autoritetet angleze dhe qeveritare të cilët i kanë dërguar letra tifozëve të Liverpool se ultrat e Romës mund të çmenden dhe të ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Këta ultras kanë histori

'të dhunës ndaj tifozëve kundërshtarë, sidomos në “Stadio Olimpico”.

Liverpool pritet që ta vizitojë Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme.

Tifozët e Romës ushtruan dhunë edhe ndaj tifozë jo ultra të Reds në Liverpool duke bërë që policia angleze ti arrestojë disa sish.

Madje disa prej tyre kishin edhe çekan nëpër duar!

Historia e dhunës e tifozët daton edhe më herët, në finalen e Kupës Europiane të vitit 1984, kur tifozët e Liverpoolit ishin sulmuar dhe rrahur brutalisht nga italianët. 

'Image
'Image
'Image
'Image
'Image
'Image
'Image
'Image

(Kosova Sot)