Nainggolan beson në një tjetër përmbysje të Romës: Do të jetë e vështirë, por duam ta përsërisim ndeshjen ndaj Barcelonës

  • 26 April 2018 - 18:21
Nainggolan beson në një tjetër përmbysje të Romës: Do të jetë e vështirë, por duam ta përsërisim ndeshjen ndaj Barcelonës

Roma ka pësuar humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve 5-2 ndaj Liverpoolit.

Kryeqytetasit italianë ishin duke pësuar 5-0 por në 10 minutat e fundit shënuan dy gola për të mbetur me shpresë.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Romës, Radja Nainggolan shpreson që së bashku me shokët e skuadrës të bëjnë një tjetër përmbysje të çmendur.

“Rezultati 5-0 ishte shumë i vështirë, por me 5-2 kemi ende shansin që të shpresojmë për të luajtur në finale”.

“Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi në gjendje ta përsërisim ndeshjen ndaj Barcelonës dhe me një rezultat 3-0 të shkojmë në finale”.

Belgu e pranon se do të jetë tejet vështirë por jo e pamundur.

“Jemi të vetëdijshëm se është ndeshje e vështirë, por ne e kemi arritur një herë një rikthim të madh dhe do ta provojmë përsëri”, përfundoi Nainggolan.

Roma dhe Liverpool do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit më 2 maj në Olimpico. 

 

(Kosova Sot)