Boateng rrezikon Botërorin shkaku I lëndimit, e "zëvendëson" Mustafi

  • 26 April 2018 - 18:31
Boateng rrezikon Botërorin shkaku I lëndimit, e

Mbrojtësi i Bayernit Jerome Boateng mund ta humbet vendin në Botëror pasi me lëndimin e tij ka përfunduar sezoni

Gjigantët gjerman do të jenë pa mbrojtësin e tyre gjatë tërë sezonit të mbetur pasi që ai është lënduar në ije, por mbrojtësi mund ta humbet edhe Botërorin.

M’u për këtë ai duhet të punojë shumë që të jetë në formë të mirë para Botërorit, në të kundërten mund ta humbet atë.

Zëvendësues i tij mund të jetë mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili nuk u ftua nga Low për miqësoret që u mbajtën në mars.

Sipas klubit thuhet se Boateng do të mungojë 4-6 javë dhe koha e kthimit të tij nuk premton që ai të jetë plotësisht gati për Gjermaninë në Botëror.

“Jeta është plot të papritura. Jetojeni, ndjeni, dashuroni, qeshni, qani, luani, fitoni, humbni, qëndroni, bieni, por kurrë dhe kurrë mos u dorëzoni. Tani është momenti të luftojë që të shërohem për Botërorin në Rusi. Do ti bëj të gjitha që ta arrijë këtë”, ka shkruar ai.

Bayern po ashtu ka konfirmuar se në të njëjtën natyrë janë lënduar edhe Arjen Robben dhe Javi Martinez të mërkurën gjatë Ligës së Kampionëve.

 

(Kosova Sot)