Barcelona ia ofron një lojtar Juventusit

  • 27 April 2018 - 09:16
Barcelona ia ofron një lojtar Juventusit

Barcelona ia ka ofruar Dignen Juventusit.

Lucas Digne do të largohet nga Barcelona, pasi asnjëherë nuk arriti të jetë konkurrues i denjë me Jordi Alban.

Interi e Juventusi janë dy skuadrat italiane që e duan lojtarin, që nuk bindi asnjëherë që kur u transferua në Camp Nou nga Paris Saint-Germain.

Barcelona ia ka ofruar lojtarin klubeve italiane, por duket se Juventusi është më shumë i interesuar për francezin, pasi Alex Sandro ende nuk dihet nëse do të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër”.

 

(Kosova Sot)