E rrallë, futbollisti që dështoi te Real Madridi po shkëlqen si këngëtar!

  • 27 April 2018 - 09:58
E rrallë, futbollisti që dështoi te Real Madridi po shkëlqen si këngëtar!

Gabimet në merkato, herët a vonë, i provojnë të gjithë. Kjo vlen dhe për të lavdishmin Real Madrid, që ka gjërat e tij për të fshehur.

Jo të gjithë futbollistët që kanë zbritur në “Santiago Bernabeu” kanë treguar se kanë qenë në nivelin e duhur për të luajtur në këto nivele.

Disa prej tyre janë larguar dhe kanë shkëlqyer gjetkë, ndërsa të tjerë kanë vazhduar një karrierë gjithsesi dinjitoze, por ka edhe nga ata që janë tërhequr.

Elvir Baljic, i blerë në vitin 1998, për një shifër rreth 20 milionë euro, luajti vetëm 12 ndeshje me “Los Blancos” dhe shënoi vetëm një gol, raporton Tele Sport. Por, tani vjen revanshi edhe për të.

Pikërisht kështu, pasi u bë i famshëm si blerja më e keqe e historisë së Real Madrid, boshnjaku ka nisur një karrierë tjetër, pasi vari këpucët në gozhdë, shumë të suksesshme.

Në fakt, Baljic iu përkushtua muzikës së lehtë dhe tani është këngëtari më i dashur në ballkan dhe videot e tij në “Youtube” kanë miliona ndjekës.

Tani, në kërkimet në internet, veç disa ndeshjeve sporadike me Rayo Vallecano, Fenerbahçe dhe Galatasaray shfaqen shumë suksese muzikore.

Le të themi një lloj ngjashmërie me jetën e të madhit Julio Iglesias, i cili u bë europiani që ka shitur më shumë disqe në historinë e muzikës, edhe pse deri në moshën 19 vjeç ishte portieri i Real Madrid.

Sigurisht që nuk ishte shumë e vështirë për Baljic që të kishte më shumë sukses në muzikë sesa në futboll, sepse ai konsiderohet si një nga blerjet më të dështuara të historisë së Real Madrid, në kohën kur trajner ishte Toshack, por që u largua nga Del Bosque, edhe pse figuron si fitues i Champions League 1999-2000, sepse luajti 79 minuta në atë sezon me “merengues”.

Kësisoj, nuk është gabim të thuhet se “disku i artë”, nëse do të fitohet nga Baljic, do të jetë më i merituar se trofeu i Champions League.

'Image

 

(Kosova Sot)