Nuk e imagjinoj Ronaldon jashtë Realit, Lewandowski nuk është i duhuri për Madridin

  • 27 April 2018 - 10:33
Nuk e imagjinoj Ronaldon jashtë Realit, Lewandowski nuk është i duhuri për Madridin

Guti do ta dëshironte Neymarin në Madrid, por vetëm nëse qëndrojnë dytë; ai dhe Ronaldo – diçka që e pranon se është e vështirë.

Legjenda e Real Madridit, José María Gutiérrez Hernández i njohur si Guti, i ftuar në emisionin “El Chiringuito de Jugones”, ka folur për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” si dhe transferimin e mundshëm të dyshes; Neymar (PSG) e Robert Lewandowski (Bayern Munich).

“Nëse luajnë dytë bashkë, po, jam që Neymari të vijë, por jo që Ronaldo të largohet. Është e vështirë, se janë dy të mrekullueshëm, është e komplikuar të luajnë së bashku”, u shpreh fillimisht Guti.

“A e imagjinoni Ronaldon jashtë Real Madridit? Jo nuk e imagjinoj, nuk e imagjinoj – do të ishte një gabim i madh”.

“Ai po tregon se është shumë i rëndësishëm për Realin. Edhe pse i ka 33 vjet, ai po dëshmon se është shumë vendimtar dhe fiziku i tij ia lejon që të luajë në këtë nivel edhe për disa vite”, shtoi mes tjerash legjenda e Los Blancos.

Guti në “El Chiringuito de Jugones” foli edhe për sulmuesin e Bayern Muncih, Robert Lewandowski, për të cilin thotë se nuk është i duhuri për Real Madridin.

“Lewandowski nuk është në nivelin e Real Madridit”, tha ai. 

 

(Kosova Sot)