Juanfran: Griezmann nuk do të largohet

  • 16 May 2018 - 23:22
Juanfran: Griezmann nuk do të largohet

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Juanfran në një intervistë pas ndeshjes finale të Europa Ligës me Marseille ka shprehur bindjen e tij që Juanfran nuk do të largohet

Griezmann ka qenë objekt i thashethemeve nëpër media për një kalim të tij në Barcelonë për 115 milionë euro.

Por, mbrojtësi Juanfran e ka shprehur bindjen e tij që kjo nuk do të ndodh.

“Është e sigurt që Antoine Griezmann do të jetë edhe për një vit me ne”, ka thënë Juanfran.

Ai po ashtu ka thënë se në garën e Europa Ligës ata ja kanë dal mirë dhe se kanë fituar shumicën e ndeshjeve.

“Këtë trofe ja dedikojë Los Colchoneros, ata e meritojnë”, ka thënë në fund në këtë intervistë Juanfran.

 

(Kosova Sot)