Griezmann bën historinë në finale të Europa Ligës

  • 16 May 2018 - 23:45
Griezmann bën historinë në finale të Europa Ligës

Francezi ka thyer një rekord me një dygolësh kundër ekipit që vije nga Atdheu i tij derisa ka heshtur kritikët me paraqitjen e sotme me Atleticon

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezman ka arritur një rekord unik, të parin, kundër patriotëve të tij të Marseille në finalle të Europa Ligës duke shënuar dy gola.

Ish sulmuesi i Real Sociedad ka shënuar dy gola në të dy pjesët për ta vënë përpara Atletico Madridin në finale të Lyonit të mërkurën.

Goli i tij i parë erdhi pasi Marseille bëri një gabim të madh në mbrojtje të cilin e shfrytëzoi francezi, kurse ai dyfishoi epërsinë pas pushimit të pjesës së parë.

 

 

(Kosova Sot)