Presidenti i PSG-së: Babai i Neymarit më ka garantuar se i biri i tij s’lëviz nga PSG-ja

  • 20 May 2018 - 14:55
Presidenti i PSG-së: Babai i Neymarit më ka garantuar se i biri i tij s’lëviz nga PSG-ja

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se Neymar Sr., babai i yllit brazilian Neymar Jr., e ka siguruar atë se i biri i tij do të qëndrojë në PSG.

Real Madridi pritet të hidhet në sulm për Neymarin gjatë afatit kalimtar të verës, por çfarëdo lëvizje do të kërkojë negociata me PSG-në për shitjen e tij vetëm 12 muaj pas transferimit të tij rekord botëror nga Barcelona.

Neymar thuhet të jetë i palumtur pas sezonit të tij të parë në kryeqytetin francez, por Al-Khelaifi insiston se vetë lojtari dhe babai i tij e kanë siguruar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

“Neymar është lodhur nga spekulimet për të ardhmen e tij”, ka thënë Al-Khelaifi për L’Equipe.

“Babai i tij më tha se e ardhmja e tij është në Paris”, shtoi ai.

“Vetëm mediat spanjolle thonë [se Neymar do të shkojë në Madrid]. Nëse ju besoni, keq për ju”, insistoi ai. 

 

(Kosova Sot)