Pique: Kemi grup në WhatsApp, në të cilin s’është Valverde

  • 20 May 2018 - 15:18
Pique: Kemi grup në WhatsApp, në të cilin s’është Valverde

Skuadra e parë e Barcelonës e ka një grup të vetin në aplikacionin telefonik për dërgimin e mesazheve “WhatsApp”, i cili është vetëm për lojtarët dhe jo trajnerët.

Më shumë se për çdo tjetër, ky grup përdoret për të komunikuar rreth kohës së seancave stërvitore dhe takimeve.“E kemi një [grup në] WhatsApp, në të cilin nuk është Valverde”, ka thënë Gerard Pique gjatë një ngjarjeje për lamtumirën e Andres Iniestas.

“Natyrisht flasim për kohën”, ka thënë Pique.

Ai ka bërë shaka se ky grup është veçanërisht i dobishëm për t’i treguar Ousmane Dembeles se në çfarë kohë të mbërrijë.

“Ai gjithmonë vjen me vonesë”, tha Pique.

 

(Kosova Sot)