“Liverpooli të mos brengoset, Ronaldo tani më shumë rri në bythë se në këmbë”

  • 21 May 2018 - 16:46
“Liverpooli të mos brengoset, Ronaldo tani më shumë rri në bythë se në këmbë”

Liverpooli nuk duhet të brengoset për rrezikun dhe kërcënimin që e përbën Cristiano Ronaldo i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, sipas legjendës së Liverpoolit, Graeme Souness.

Liverpooli do të luftojë kundër 12 herë kampionit të Ligës së Kampionëve të shtunën e 26 majit në Kiev për t’u kurorëzuan kampion për herë të parë që prej vitit 2005, por Souness nuk beson se superylli portugez përbën kërcënim si më parë.

“Ai kalon shumë kohë duke qëndruar në bythë duke u ankuar se është faulluar dhe luan vetëm në gjerësinë e zonës”, ka thënë Souness për The Times.

“Ai ende është në gjendje të bëjë gjëra madhështore por, njëlloj si Real Madrid, ai nuk është as përafërt aty ku ishte 12 muaj më parë”, shtoi ai.

Megjithatë, Ronaldo është treguar specialist në Ligën e Kampionëve përgjatë viteve dhe është golashënuesi më i mirë i garës së sivjetme.

Ai i ka shënuar plot 15 gola në 12 takime këtë edicion të Championsit.

(Kosova Sot)