Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

  • 21 May 2018 - 18:52
Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

Paris Saint – Germain nuk do të merr në konsideratë asnjë ofertë për sulmuesin e tyre Kylian Mbappe edhe nëse ajo do të jetë mbi 1 miliard euro këtë verë

Sipas presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi, 10 vjeçari që ju bashkua PSG’së nga Monaco gushtin e kaluar si formë huazimi, sivjet pritet që të transferimi i tij të kompletohet, për shumën 118 milionë funte.

Sipas Sky Sports, Manchester City është shumë i interesuar për Mbappen dhe është duke e monitoruar nga afër situatën e tij, sidomos hulumtimet e UEFA që është duke i bërë në lidhje me shpenzimet e PSG për këto 12 muaj të fundit.

Por Al Khelaifi ka thënë me aleatët e tij e di që PSG mund të deturohet ta shet francezin, por ai do të bën gjithçka që mos ta bëj këtë.

“Dëshironi nga unë një numër? Më shumë se 1 miliard! Po, thashë më shumë se një miliard! Madje, edhe nëse mi jepni një miliard nuk do ua shes”, ka thënë arabi, që është pronar i Cityt. 

(Kosova Sot)