Arteta kërkon garanci nga Arsenali për transferet

  • 21 May 2018 - 19:57
Arteta kërkon garanci nga Arsenali për transferet

Mikel Arteta ka kërkuar garanci shtesë të Arsenali në lidhje me politikat e transferëve në këtë klub para se ai të pajtohet për ta marrë në drejtim skuadrën e ish trajnerit të tij, Arsene Wenger

Sky Sports shkuan sot se Arsenali ka filluar bisedimet më ish trajnerin e PSG’së, Unai Emery në Londër, derisa ka pasur disa mosmarrëveshje me Mikel Artetan që ka shtyrë për një kohë emërimin e tij si trajner.

Sipas Sky, Arteta është gati që të zë vendin e Arsene Wenger por për këtë ai ka kërkuar disa garanci.

Mësohet se Arsenali këtë verë do të këtë një buxhet të limtiuar për transfere – që raportohet të jetë 50 milionë funte – por Arteta ka dashur garanci se ai do ta këtë fjalën kryesore se cilët lojtarë të shiten për të gjeneruar të ardhura dhe cilët të ndalen në klub.

Këtë problem thuhet se e ka pas edhe Luis Enrique me Arsenalin, ku pikërisht këtu është prishur marrëveshja e të dy palëve.,

Pa këto garanci, Arteta mendohet se nuk do ta merr drejtimin e Arsenalit dhe do të vazhdojë punën në stafin e Cityt pasi që është i lumtur me punën që e bën aty. 

(Kosova Sot)