Pogba nuk e përjashton largimin nga United

  • 21 May 2018 - 20:02
Pogba nuk e përjashton largimin nga United

Paul Pogba nuk është i përkushtuar për marrëveshje afatgjate me Manchester United dhe thotë se gjithashtu nuk e ka për detyre që të bajë “shok të mirë” Jose Mourinhon.

Sezoni i dytë i Pogbas në Premier Ligë ishte paksa i ndryshueshëm, me Mourinhon që publikisht e kishte larguar disa  herë jashtë formacionit startues dhe duke e zëvendësuar shpesh në shumë ndeshje.

Francezi u rikthye në Manchester United për 89 milionë euro dhe emri i tij është ndëlidhur me një kalim në PSG, e një gjë të tillë ai nuk e ka përjashtuar, por ka thënë se nuk e ka prioritet të flas për largim nga United. Këto komente ai i ka bërë për televizionin francez Canal Plus.

“Ne nuk jemi të sigurt për asgjë edhe pse kemi kontrata”, ka thënë ai kur është pyetur për pozitën e tij në United.

“Kurrë nuk shikojë për të ardhmen. Kjo gjë varet edhe me klubin, si funksionojnë gjërat. Jam rritur me një baba dhe nënë që janë tifozë të Marseille. Paris (PSG) kurrë në të vërtetë nuk ishte pjesë e jetës sime të përditshme. Por, më vonë, po pse mos të luaj për skuadrën nga Parc des Princes? Kanë një fushë dhe stadium të mirë”, ka thënë në këtë intervistë Pogba.

(Kosova Sot)