Punë e kryer, Unai Emery trajner i Arsenalit

  • 21 May 2018 - 22:18
Punë e kryer, Unai Emery trajner i Arsenalit

Arsenali pritet që së shpejti ta emëroi Unai Emery si trajner të ekipit të tyre

Pavarësisht se deri me tani trajneri i dytë i Manchester Cityt, Mikel Arteta ishte gati për ta pasuar Arsene Wengerin, kjo nuk ka ndodhur.

Pas disa bisedave që Emery ka pasur sot me drejtuesit londinez është vendosur që Emery ta marrë drejtimin e Arsenalit dhe zgjedhja është bërë në mënyrë unanime.

Spanjolli 46 vjeçar ishte i lirë pasi që e përfundoi kontratën me Paris St- Germain, me të cilën skuadër fitojë një titull të ligës dhe dy herë Kupën e Francës, shkruan BBC.

Më parë, ai ka qenë trajner i Sevillas me të cilën kishte fituar tri herë radhazi Europa Ligën në mes të vitëve 2014 dhe 2016.

Ai u largua muajin e kaluar nga PSG pasi që i skadoi kontrata dhe u zëvendësua me trajnerin e Dortmundit Tomas Tuchel, i cili po ashtu ishte përfolur si trajner i Arsenalit.

Në Angli, problem për Emery mund të jetë gjuha angleze pasi që nuk e flet rrjedshëm atë.

Në fund të javës pritet që të bëhet lajmërimi zyrtarë për trajnerin.

Ndërkohë, pritet që procesi i blerjes dhe shitjes se lojtarëve në Arsenal do të udhëhiqet nga CEO i Arsenalit, Ivan Gazidis, shefi i marrëdhënieve në mes klubeve Raul Sanllehi dhe shefi i blerjeve Sven Mislintat.

(Kosova Sot)