Wolfsburg mbetet në Bundesligën gjermane

  • 21 May 2018 - 23:02
Wolfsburg mbetet në Bundesligën gjermane

Skuadra e Wolfsburg pritet që edhe për një sezon të jetë në Bundesligën gjermane

Wolfsburg ka mposhtur sot skuadrën e vogël të Kiel më rezultat 0-1, kurse me rezultat të përgjithshëm 1-3 për të vazhduar edhe për një sezon në Bundesligën gjermane.

Wolfsburg ishte një skuadër më e mirë në të dy ndeshjet e barazhit për Bundesligë.

Ata fituan në ndeshjen e parë më rezultat 3-1, kurse sot edhe në Kiel ishin më të mirë pasi që kishin posedimin dhe numrin më të madh të goditjeve në drejtim të portës së skuadrës që vije nga një qytet i vogël gjerman.

Golin e parë dhe të vetëm për Wolfsburge shënoi Robin Knoche në minutën e 75’të të takimit.

Gjatë këtij takimi pati edhe dy gola të anuluar, një për Wolfsburg në pjesën e parë dhe një për Holstein Kiel në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Wolfsburg do të garojë edhe për një sezonë në Bundesligën gjermane. 

(Kosova Sot)