Legjenda e Juventusit kalon në PSG

  • 22 May 2018 - 09:37
Legjenda e Juventusit kalon në PSG

Buffon kishte thënë para se të largohej nga Juventus se ai do të vazhdonte të luante futboll dhe duket se kampionët e Francës janë afër transferimit të tij

GIANLUIGI BUFFON është afër bashkimit me Paris Saint-Germain.

Legjenda italianet është duke kërkuar një klub të ri pas largimit nga Juventus. Portieri 40 vjeçar ka bërë 656 paraqitje për Zonjën e Vjetër gjatë 17 viteve në këtë klub.

Ai e ka ndihmuar Juven për të fituar nëntë tituj të Seria A por nuk arriti që ta fitojë një Ligë të Kampionëve me klubit.

Por, duket se ai do ta vazhdojë ëndrrën për t’u kurorëzuar me një titull europian, por kësaj radhe më kampionët francez. Buffon besohet se është pajtuar për t’u bashkuar me skuadrën e Thomas Tuchel ku do të fitojë 6.14 milionë euro në vit.

PSG dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe beson që përvoja e Buffonit do ti ndih,ojë ata në këtë rrugëtim. 

(Kosova Sot)