Çartet Ibrahimovic: E qëllon me shpullë kundërshtarin

  • 22 May 2018 - 09:42
Çartet Ibrahimovic: E qëllon me shpullë kundërshtarin

Zlatan Ibrahimovic është përjashtuar për sjellje të dhunshme në fitoren e skuadrës së tij La Galaxy kundër Montreal Impact të hënën mbrëma.

Sulmuesi suedez e goditi kundërshtarin me shpullë pasi ishte shkelur në këmbë nga ai momente më parë.

Anësori i Montrealit Michael Petrasso e shkeli në këmbë sulmuesin suedez në minutën e 40-të të ndeshjes, i cili ia ktheu duke e qëlluar me shpullë në fytyrë.

 

Të dy lojtarët u rrëzuan për toke më pas, duke u shtirur se ishin lënduar. I pasigurt me atë që kishte ndodhur, gjyqtari i ndeshjes u konsultua me VAR.

Pasi i shikoi pamjet e përsëritura të incidentit, ai ia tregoi kartonin e kuq Ibrahimovicit, i cili ishte i 13-ti për suedezin në karrierën e tij të bujshme në futboll. Petrasso shpëtoi duke u ndëshkuar vetëm me të verdhë

(Kosova Sot)