Zyrtare: Manuel Pellegrini emërohet trajner i West Hamit

  • 22 May 2018 - 09:45
Zyrtare: Manuel Pellegrini emërohet trajner i West Hamit

West Ham United e ka emëruar Manuel Pellegrinin në postin e ekipit të parë.

Në një komunikatë në faqen e vet zyrtare, klubi i West Hamit njoftoi se e ka emëruar kilianin Manuel Pellertini në postin e trajnerit, i cili do ta drejtojë skuadrën për tri vitet e ardhshme.

Ish-trajneri i Villarrealit, Real Madridit, Malagas dhe Manchester Cityt – fitues i Premierligës dhe gjysmëfinalisti i Ligës së Kampionëve – ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Londra pasi e braktisi klubin nga Superliga kineze, Hebei China Fortune.

“Jemi të lumtur ta mirëpresim Manuel Pellegrinin në West Ham United. Ai është njëri prej trajnerëve më të respektuar në botën e futbollit dhe mezi presim të punojmë me të”, ka thënë kryetari i West Hamit, David Sullivan.

(Kosova Sot)