Më në fund Wenger e zbulon arsyeje për largimin nga Arsenali

  • 22 May 2018 - 11:13
Më në fund Wenger e zbulon arsyeje për largimin nga Arsenali

Arsene Wenger ka zbuluar se mungesa e durimit në Arsenal ka qenë arsyeja kryesore për largimin e tij nga klubi pas plot 22 viteve.

Francez, i cili të hënën u rikthye në qendrën stërvitore të Arsenalit në Londër për t’u përshëndetur me të gjithë dhe për t’i mbledhur plaçkat, u largua nga Arsenali me një vit të mbetur në kontratë në fund të sezonit dhe pas presionit në rritje.

Wenger ka thënë se në Arsenal ekzistonte një ndjesi e mungesës së durimit, përkundër arritjeve të fundit.

I pyetur se i kujt ishte vendimi që ai të largohej nga Emirates, 68-vjeçari ka thënë: “Jemi ulur së bashku dhe u pajtuam se ky ishte vendimi më i mirë, që të vinte dikush tjetër që ka durim dhe lavdërim”.

“Gjithmonë kishte mungesë durimi, dhe jo falje. Ku qëndron aty aq gjatë, atëherë ka edhe mungesë durimi. Ishim mësuar të ishim të suksesshëm gjithmonë por asgjë nuk ishte mjaft e mirë më”, shtoi ai.

“Edhe sikur ta fitonim Evropa Ligën, mund ta ndieja se durimi kishte humbur. Prandaj, më mirë t’i jepja fund”, theksoi ai.

(Kosova Sot)