Zyrtare: Lopetegui e zgjat kontratën me Spanjën

  • 22 May 2018 - 14:16
Zyrtare: Lopetegui e zgjat kontratën me Spanjën

Julen Lopetegui ka nënshkruar kontratë të re me Kombëtaren e Spanjës, e cila do ta mbajë atë në krye të ekipit kombëtar deri më 2020, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF).

51-vjeçari është pajtuar për marrëveshje të re në bazë të së cilës do ta udhëheqë ekipin kombëtar gjatë kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Lopetegui, i cili e pasoi Vicente del Bosquen në korrik të vitit 2016, ka dështuar t’i fitojë vetëm pesë nga 18 ndeshjet në krye të vendit të vet.

“Kemi punuar zellshëm gjatë dy viteve të fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë njëlloj”, ka thënë Lopetegui.

Luis Rubiales, presidenti i ri i RFEF-së, ka thënë: “Ekziston një besim dypalësh dhe do të ecim përpara më shumë eksitim”.

(Kosova Sot)