Amerikani Nestor përzgjedhës i U-20 të Kosovës

  • 22 May 2018 - 14:51
Amerikani Nestor përzgjedhës i U-20 të Kosovës

Amerikani Ernie Lee Nestor është emëruar përzgjedhës i përfaqësueses U-20 të Kosovës në basketboll.

Nestor është edhe ndihmës i përzgjedhësit të përfaqësueses A, Brad Greenberg.

Bordi i FBK-së të hënën ka emëruar përzgjedhësit e përfaqësueseve të grupmoshave të reja dhe ndihmësit e tyre.

Nestor do të ketë ndihmës Ilir Selmanin e Ismet Feratin.

Basketbollistët deri 18-vjet në garat e kësaj vere do t'i drejtojë Ibrahim Karagebu që për ndihmës i ka Gyltekin Selimin e Ilmen Bajrën.

Ndërkohë përfaqësuesja U-16 i është besuar Muhamed Thaçit që ndihmës do t'i ketë Valentin Spaqin dhe Laurant Ibrahimin.

Janë emëruar edhe përzgjedhësit e U-18 e U-16 të përfaqësueseve të femrave. 18-vjeçaret i drejton Fidan Shatri që asistohet nga Pal Syla e Arsim Berisha.

Kimete Haliti do të punojë me 16-vjeçaret, ndërsa ndihmës të saj janë Gyltekin Selimi dhe Artina Hasani.

(Kosova Sot)