E përditshmja spanjolle: Neymar ka vendosur të qëndrojë në PSG falë Tuchel

  • 22 May 2018 - 14:52
E përditshmja spanjolle: Neymar ka vendosur të qëndrojë në PSG falë Tuchel

Neymar tani duket i gatshëm të qëndrojë në Paris Saint-Germain pas një takimi shumë frytdhënës me trajnerin e tij të ri, Thomas Tuchel, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Sipas burimit të lartpërmendur, dyshja ka mbajtur një takim sekret ditë më parë për t’i diskutuar planet për sezonin e ardhshëm.

Tuchel thuhet t’i ketë thënë Neymarit se ai duhet ta shohë sezonin e ardhshëm si mundësi të dytë në Paris pas sezonit debutues që iu prish nga një lëndim i rëndë, mosmarrëveshja publike me bashkëlojtarin e vet Edinson Cavani, nevoja për t’u përshtatur në një vend të ri, kultura dhe dhomat e zhveshjes.

Menjëherë pas emërimit në postin e trajnerit të PSG-së, Tuchel pa humbur kohë e nënvizoi rëndësinë e Neymarit në skuadrën e tij, duke e theksuar emocionet për të punuar me një artist si braziliani. 

Sipas AS, Neymar është bindur nga biseda me trajnerin e ri dhe se do ta refuzojë Real Madridin për të vazhduar me PSG-në.

(Kosova Sot)