Dy gjigantët evropianë e duan Dybalan

  • 22 May 2018 - 15:57
Dy gjigantët evropianë e duan Dybalan

Liverpooli dhe Atletico Madridi do të luftojnë për t’i siguruar shërbimet e yllit të Juventusit, Paulo Dybala, sipas Tuttosportit.

Liverpooli është duke u përgatitur të marrë oferta të mëdha nga Real Madridi për Mohamed Salah dhe mund ta synojnë Dybalan si zëvendësues të mundshëm nëse egjiptiani largohet.

Ndërkohë, Atletico Madridi pritet ta humbasë Antoine Griezmannin në Barcelonë dhe njëlloj e sheh argjentinasin si zëvendësues ideal të francezit. 

(Kosova Sot)