Lajm i madh: Era Istrefi e këndon himnin e Botërorit Rusia 2018

  • 22 May 2018 - 15:58
Lajm i madh: Era Istrefi e këndon himnin e Botërorit Rusia 2018

E përditshmja britanike “The Guardian” ka dhënë lajmin e madh se këngëtarja kosovare, Era Istrefi, do ta këndojë këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Will Smith dhe Nicky Jam.

Diplo do ta prodhojë këngën e cila pritet të publikohet të premten, shkruan Guardian duke u thirrur në burime të Billboard.

Will Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës reggaeton, Nucky Jam dhe këngëtaren kosovare të muzikës pop, Era Istrefin, shkruan e përditshmja britanike.

Kënga pritet të publikohet më 25 maj dhe është duke u prodhuar nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Water” me grupin e tij Major Lazer.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht performohet në ceremoninë hapëse apo përmbyllëse të turneut.

 

(Kosova Sot)