Liverpooli dhe Roma dënohen nga UEFA

  • 22 May 2018 - 21:31
Liverpooli dhe Roma dënohen nga UEFA

UEFA ka njoftuar se do të hap procedura disiplinore ndaj Romës dhe Liverpoolit për trazirat e zhvilluara nga tifozët në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Hetimi deri më tani ka të bëjë vetëm me ndeshjen e parë të luajtur në Anfield më 24 prill.

Para asaj ndeshje Sean Cox, tifoz i Liverpoolit ishte goditur nga dy ultras të Romës, me ç’rast mori lëndime të rënda në kokë.

“Procedurat disiplinore janë hapur pas ndeshjes gjysmëfinalis të Ligës së Kampionëve në mes të Liverpool dhe Roma (5-2), të luajtur më 24 prill në Angli,” shkruhet në deklaratë.

“Akuzat kundër Liverpoolit:

Hedhja e fishekzjarreve –
Hedhja e gjësendeve-
Problemet e tifozëve

Akuzat kundër Romas:

Problemet e tifozëve

“Ky rast do të trajtohet nga organet e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA më 31 maj”.

 

(Kosova Sot)