Milan mund të përjashtohet nga Europa League

  • 22 May 2018 - 21:33
Milan mund të përjashtohet nga Europa League

UEFA ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Milanit për zgjidhjen e problemeve financiare, kështu që në qershor do të ketë një seancë disiplinore ndaj klubit italian.

Këtë mbrëmje UEFA hodhi poshtë propozimin për të zgjidhur çështjet e tyre të Fair Play Financiar.

Kjo do të thotë që Milan do të analizohen në thellësi, në një seancë në qershor ku mund të ketë pasoja serioze për klubin.

Është e mundur që UEFA të bllokojnë Milanin të kryejë transferime, t’i japin një gjobë të madhe dhe potencialisht t’i përjashtojnë nga Europa League.

Nëse Milan përjashtohet nga faza e grupeve të Europa League, atëherë Atalanta mund të merr vendin e tyre, kurse Fiorentina hyn në raundet paraprake.

Një marrëveshje fillestare u refuzua në dhjetor dhe pastaj u prezantua dokumentacioni i ri, duke përfshirë një dosje prej 150 faqesh, por as kjo nuk u konsiderua si e mjaftueshme.

Dyshimet mbeten në atë se si Yonghong Li do të paguajë kredinë në tetor për të mbrojtur fondin Elliott Management.

 

(Kosova Sot)