Zidane: Nuk do ta shkëmbeja Ronaldon me Salah

  • 22 May 2018 - 21:34
Zidane: Nuk do ta shkëmbeja Ronaldon me Salah

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do ta ndërronte Cristiano Ronaldon me Mohamed Salah të Liverpoolit

Dy yjet do të përballen kokë me kokë në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën, me Salah që ka pasur njërën prej sezonave më të mira në karrierë duke arritur rekordet që e kanë arritur Ronaldo dhe Lionel Messi.

Salah ka shënuar 44 gola këtë sezon dhe ka pasur spekulime se ai është synim kryesor i kësaj vere.

“Jo, e kam Cristianon dhe nuk dua të flas më shumë për lojtarët e mijë”, ka thënë Zidane kur është pyetur se a do ta shkëmbente Ronaldon me Salahun.

 

(Kosova Sot)