UEFA godet Milanin për Fair Play Financiar, rrezikohet përjashtimi nga Europa League

  • 22 May 2018 - 21:36
UEFA godet Milanin për Fair Play Financiar, rrezikohet përjashtimi nga Europa League

Nga Zvicra vjen një lajm i hidhur për Milanin. UEFA i ka thënë jo akordit me kuqezinjtë për një fair-play financiar.

Deri në 15 qershor që UEFA do të marrë vendimin, italianët do të qëndrojnë në ankth.

Ata rrezikojnë një gjobë të majmë dhe një paralajmërim por në Milano janë të përgatitur edhe për një përjashtim nga Europa League.

Opsion tjetër është edhe bllokimi i merkatos. Plani financiar i parashtruar nga Fassone nuk i ka bindur drejtuesit e UEFA-s.

 

(Kosova Sot)