Kane: Do ta fitojmë Botërorin në Rusi

  • 22 May 2018 - 22:45
Kane: Do ta fitojmë Botërorin në Rusi

Harry Kane është emëruar sot kapiten i Tre Luanëve të Anglisë, derisa sulmuesi i Tottenham ka thënë se ai beson shumë që vendi i tij do ta fitojë Botërorin

Harry Kane ëndërron dhe beson se do ta ngre trofeun e Kupës së Botës këtë vit në Rusi.

Kane do të udhëheq si kapiten me Tre Luanët dhe se ka thënë se eliminimi nga Islanda në 1/16 e finales si në Euro 2016 nuk do të ndodh më.

“Është e pamundshme që mos të ëndërrojmë për ta fituar Botërorin sepse është gara më e madhe në botë mes shteteve”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp. “Për mua, do të jetë një ëndërr e realizuar dhe do të luftojë për të”.

“Besojë ne mundemi. Mendojë që të gjithë munden. Nuk mund të rri këtu dhe të them që ne nuk do të japim gjithçka nga vetja vetëm që ta fitojmë atë. Dua të fitojë gjithçka dhe këtë e dinë shumica e këtyre lojtarëve në skuadër që po ashtu duan ta fitojnë atë. Ne do ta fitojmë Botërorin në Rusi”, ka thënë Kane në këtë intervistë. 

 

(Kosova Sot)